Përveçse një qendër pedonale, sheshi “Skënderbej” ka tashmë edhe parkingun nëntokësor me mbi 300 vende, duke i dhënë zgjidhje problemit të parkimit të automjeteve në qendër të qytetit.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, inspektuan sot ambientet moderne të parkimit nëntokësor, i cili nga mëngjesi i sotëm është hapur për të gjithë drejtuesit e automjeteve.
Ai deklaroi se ky shesh është i vetmi sot në Evropë i cili ka kaq shumë gjelbërim dhe një nga më funksionalët në gjithë hapësirën e tij.
Për herë të parë në Shqipëri, në parkingun nëntokësor të sheshit është vendosur një sistem i posaçëm për karikimin e automjeteve që funksionojnë me energji elektrike, duke e renditur Tiranën mes qyteteve më të zhvilluara që aplikojnë një projekt të tillë.