Telegrafi

Hapet një televotim për të gjithë banorët e shtëpisë së BBVA

Në shtëpinë e Big Brother Vip Albania erdhi një ‘Zarf i Zi’, pasi banorët kishin thyer rregullat e lojës.

Si rrjedhojë e kësaj, për 22 banorët e shtëpisë u hap një televotim.

Pyetja për publikun është “Kë doni të shpëtoni?”

Lexo po ashtu “Ilnisa të futet në krevat, unë jo” - Agravon debati mes Rikes dhe Ilnisës

Ndërsa banori më pak i votuar do të lërë që sonte shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.

Para këtij televotimi të dytë, Gabriele ishte ai që la shtëpinë e Big Brother Vip Albania. /Telegrafi/

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube