Site icon Telegrafi

Hapet një ‘rrugë e re’ për Barcelonën që ta transferojnë Olmon, kjo falë Leipzigut

Barcelona duket se e ka vendosur fokusin e tyre tek Dani Olmo, pavarësisht nëse sigurojnë nënshkrimin me Nico Williams apo jo, dhe ylli i Leipzigut është i hapur të rikthehet në klubin ku i kaloi vitet e para të karrierës.

Sipas asaj që raporton gazeta katalanase SPORT, Olmo ishte shumë pranë transferimit tek Bayern Munichu, një tjetër klub që është në garë për shërbimet e tij, por lojtari i ndërpreu vet bisedimet me bavarezët.

Kur interesimi i Barcelonës u bë i qartë, Olmo dëshiroi që të preste dhe të shihte se si po shkojnë gjërat. Në rast se Barcelona nuk gjen një rrugë për transferimin e tij, atëherë Bayerni do ta kryesoj garën për të.

Nëse Barcelona ia del ta përballojë një marrëveshje, Christian Falk ka dhënë lajme të mira për tifozët e klubit.

Leipzig nuk do të lëviz nga çmimi i kërkuar prej 60 milionë eurosh për Olmon, pasi Dinamo Zagrebi zotëron 25 për qind të shitjes së tij.

Sidoqoftë, klubi gjerman do të ishte në gjendje të pranonte një ofertë që paguan shumën me këste, diçka që do i shkonte përshtati Barcelonës më shumë se sa ta paguanin klauzolën e tij menjëherë.

Si do që të jetë, Barcelona fillimisht do të përkujdeset për transferimin e Williams, pasi ende nuk është e qartë se në çfarë situate financiare gjenden ata.

Muaji gusht po afrohet dhe padyshim objektivat e Barcelonës do të fillojnë të kenë dyshime nëse do të vij një ofertë zyrtare për ta, apo jo./Telegrafi/

Exit mobile version