Site icon Telegrafi

Hapet muzeu i martirëve të “Familjes Berisha” në Suharekë, i financuar  nga fondacioni Golden Eagle

22 vite më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 52 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.

Është  një ndër krimet më çnjerëzore që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, por edhe një ndër historitë më trishtuese.

Shyhretja ,Vjollca dhe Gramozi u rikthyen në këtë vend për të qenë dëshmitarë të trishtimit që përjetuan.

Exit mobile version