Site icon Telegrafi

Hapet Libër ngushëllimi në Ambasadën ruse në Shkup

Ambasada ruse në Maqedoni e hapi Librin për ngushëllime në shenjë nderi ndaj viktimave në aksidentin ajror që ndodhi mbi Detin e Zi në afërsi të Soçit, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur në Ambasadë më 26 dhe 27  dhjetor të këtij viti, prej orës 10:00 deri në ora 13:00 dhe nga ora 15:00 deri në ora 17:00, informojnë nga Ambasada ruse.

Për shkak të aksidentit ajror vdiqën 92 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version