Sot mbahet ceremonia e hapjes së ngjarjes vjetore ‘Java e Gruas’.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ambasadori amerikan Greg Delawie si dhe përfaqësues të tjerë nga partitë politike e shoqëria civile.
Java e Gruas është një ngjarje vjetore mbarëkombëtare që filloi në vitin 2012 si një pilot-projekt i NDI i mbështetur nga USAID-i.
Ai tubon një grup ndëretnik prej më shumë se 100 gra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, mediumet dhe komuniteti akademik.
Sivjet, tema e Javës së Gruas është ‘Deshifrimi i Integrimeve Evropiane’.