Site icon Telegrafi

Hapet dyqani “E Motors Kosova” me motoçikleta, trotinete e skuterë elektrikë të brendeve botërore

Kapërcimi nga mënyrat aktuale të transportit në ato më inovative e ekologjike është një proces i cili me një ritëm mjaft të shpejtë është duke ndodhur anë e kënd botës.

Në Kosovë, vetëm viteve të fundit kemi vërejtur një interesim të jashtëzakonshëm për përdorimin e trotinetëve, skuterëve e motoçikletave elektrike.

Përveç se kjo mënyrë e transportit është më e përshtatshme dhe ju kursen më shumë kohë, gjithashtu është e rekomanduar për shkak të kostos së lirë dhe mbrojtjes së ambientit.

Për këtë, në lagjen Dragodan të Prishtinës është hapur dyqani “E Motors Kosova” me qëllimin e vetëm të ofrimit të produkteve më kualitative elektrike.

Dyqani ofron brendet më të fuqishme botërore, duke përfshirë Lambatta, NIU, Hecht, Yadea, Bird, Horwin, etj.

Përpos se këto produkte karakterizohen nga çmimi i volitshëm për inovacionin që e ofrojnë, gjithashtu “E Motors Kosova” ofron edhe 2 vite garancion.

Thënë më thjesht, nga tani e keni vendin ideal për ta gjetur zgjidhjen që t’i shmangeni komunikacionit dhe njëkohësisht t’i zvogëloni shpenzimet e transportit.

Përveç trotineteve, skuterëve e motoçikletave, në “E Motors Kosova” mund të gjeni edhe helmeta mbrojtëse, si dhe gjithashtu ofrohen edhe shërbime si servisimi i produkteve, etj.

Exit mobile version