Site icon Telegrafi

Hapen zyrat ndërlidhëse për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Izrael

Menjëherë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është hapur Korporata Zhvillimore dhe Investuese ndërmjet dy vendeve.

Qëllimi i kësaj korporate thuhet se është rritja e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.

Damian Brikman dhe Israel Levinson janë bashkëthemeluesit e kësaj korporate.

Personeli i KIDIC

Kujtojmë se Kosova dhe Izraeli kishin vendosur marrëdhënie diplomatike menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpi të Bardhë më 4 shtator 2020.

Pas kësaj, Kosova pritet të vendos ambasadën në Jerusalem. /Telegrafi/

Exit mobile version