Telegrafi

Hapen restorantet e tyre, policia arreston tre persona në Prishtinë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi që ata kishin hapur restorantet e tyre.

Policia ka njoftuar se dy rastet ishin në rrugën “Ali Vitia”, kurse një rast të “Rruga B”, transmeton Telegrafi.

Më poshtë rastet e ndara, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës:

Rruga B, Prishtinë, 11.05.2020 – 20:10. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 11.05.2020 – 23:05. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Ali Vitia, Prishtinë, 12.05.2020 – 00:15. Një mashkull kosovar është arrestuar për arsye se i njëjti kishte hapur restorantin në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/