Telegrafi

Hapen qendrat e votimit në Vermont, qytetarët do të votojnë për presidentin dhe guvernatorin e ri

David Zuckerman (majtas) dhe Phil Scott (djathtas)

Vendvotimet në Vermont të SHBA-së janë hapur që prej orës 05:00 EST (11:00, sipas kohës sonë lokale).

Shteti ka votuar demokratët që nga viti 1992, dhe partia shpesh fiton çdo qark – edhe pse presidenti Donald Trump e mori një prej tyre në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Vermont është gjithashtu midis 13 shteteve që do të zgjedhin edhe një guvernator të ri, raporton BBC.

Aktualisht Phil Scott, i konsideruar një republikan i moderuar, ka një nga vlerësimet më të mira të çdo guvernatori amerikan. Gjatë pandemisë, vlerësimi ka arritur shifrat e 75 për qind, transmeton Telegrafi.

Scott ka qenë një kritik i zëshëm i presidentit amerikan dhe ka thënë se nuk ka ndërmend të votojë për të.

Kundërshtari i tij është nënguvernatori demokrat, David Zuckerman, i cili mbështet politikat progresive duke përfshirë rritjen e pagës minimale dhe legalizimin e marihuanës.

Zuckerman mbështeti Bernie Sandersin – një shok tjetër të Vermontit – në garën presidenciale të vitit 2020. /Telegrafi/