Site icon Telegrafi

Hapen qendrat e votimit në Tuz

Qytetarët e Komunës së Tuzit kanë nisur t’iu drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet lokale, të parat që kur qyteti mori statusin e komunës.

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Stefan Ujkiq, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë.

“Gjithçka filloi në kohë, pa vonesa”, tha Ujkiq.

Lexo po ashtu Shqiptarët bëhen bashkë në zgjedhjet për Komunën e Tuzit

Siç raporton Vijesti, përcjell Telegrafi, në zgjedhje marrin pjesë pesë lista dhe një koalicion dhe kanë të drejtë vote 11,904 qytetarë.

Si asnjëherë më parë partitë politike shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Aleanca Demokratike dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Lexo po ashtu Zgjedhjet në Mal të Zi - Komuna Tuz pritet të drejtohet nga shqiptarët

Qytetarët Tuzi do të votojnë në 30 vendvotime deri në ora 20:00. /Telegrafi/

Exit mobile version