Dikur të harruara në arkivat ushtarake britanike, letrat e dashurisë – 200-vjeçare – më në fund panë dritën e ditës, falë një profesori të Universitetit të Kembrixhit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për letra që kurrë nuk arritën te njerëzit që ishin të destinuar.
Dhe letrat e shkruara në shekullin e 18-të për marinarët francezë gjatë Luftës Shtatëvjeçare midis Francës dhe Britanisë së Madhe më në fund u hapën, duke ofruar dëshmi intime dhe historike.
Siç bëhet e ditur, ato fillimisht u konsideruan si dokumente pa interes ushtarak, andaj këto 104 letra u transferuan përfundimisht në Arkivin Kombëtar Britanik, ku mbetën të harruara në një kuti derisa tërhoqën vëmendjen e Renaud Morieux, një profesor historie në Universitetin e Kembrixhit.
“Unë thjesht kërkova të njihja këtë kuti për kuriozitet”, tha ai.
Gjetjet e tij u botuan më pas të martën në revistën akademike, Annales Histoire Sciences Sociales.
“E kuptova se isha personi i parë që lexova këto mesazhe shumë personale”, të grupuara në tre grumbuj dhe të mbajtura së bashku me shirita.
“Marrësit e tyre nuk ishin aq me fat dhe ishte shumë prekëse”, shpjegoi ai, duke shtuar se këto letra përmbajnë “përvoja universale njerëzore”. /Telegrafi/