Gjatë ditës së djeshme u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi kundër COVID-19 në mes të kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ndërsa presidenti i Serbisë po ashtu ishte i pranishëm në takim.
“Nëse ndonjë qytetar ndodhen në Serbi apo Shqipëri dhe duhet të shërohet, shteti do t’i ndërmerr shpenzimet për shërimin e tij. E njëjta vlen për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë nëse ndodhen këtu. Me këtë qytetarët e tre vendeve nuk do të paguajnë shpenzimet nga xhepi i tyre”, tha Zaev pas nënshkrimit të memorandumit.
Zaev thotë sa duhet të ketë bashkëpunim më të madh me vendet e Ballkanit.
“Hapim korridore të gjelbërta për udhëtim për qytetarët tanë. Qytetarët, që janë bartësit e ekonomisë do të lëvizin te këto tre vende pa PCR teste, përkatësisht do të lirohen nga barra financiare dhe administrative. Duam t’ua lehtësojmë qytetarëve tanë jetesën”, tha Zaev./Telegrafi/