Telegrafi

Hapen 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar sot hapjen e 30 qendrave shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore të vendit.

Rama në postimin e tij shkruan se qendrat e kujdesit shëndetësor do ti vijnë në ndihmë pushuesve dhe turistëve që do të të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror.

Shqipëria pret një sezon turistik të mbarë dhe statistikat deri tani tregojnë për një numër rekord të vizitorëve vendas dhe të huaj. /Telegrafi/