Liverpooli ka triumfuar 2-0 përballë Aston Villas në duelin e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
Pas 20 minutash lojë, Darwin Nunez kaloi The Reds në epërsi me një ndihmesë të vogël nga Mohamed Salah.
Sulmuesi uruguaian mund të kishte realizuar sonte het-trik, por që vetëm në pjesë të parë humbi dy raste të arta shënimi.
Liverpooli e dominoi të gjithë takimin, por që edhe Aston Villa kishte raste kur i afrohej golit të barazimit, mirëpo u mungoi konkretizimi.
Në minutën e 84-të, Salah vulosi fitoren e Liverpoolit, kur shënoi për 2-0.
Pas javës së 11-të, Liverpooli vazhdon si lider me 28 pikë, ndërsa në xhiron e 12-të përballen me Southamptonin. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore