E hëna ishte data e cila u vendos për trajnerin e ri të Barcelonës, Hansi Flick, që të ulet në një tryezë dhe të bisedojë me drejtorin sportiv Deco për planet e tyre të transferimeve këtë verë.
Besohet se Deco ka autoritet të plotë për të vepruar në afatin kalimtar veror ashtu siç do ai, por Flick tashmë ia ka sugjeruar atij një lojtar që do të donte ta kishte në ekip.
Sipas një raportimi nga Sport, Flick ia ka rekomanduar Decos mesfushroin e Stuttgartit, Angelo Stiller.
23-vjeçari ishte një lojtar që shkëlqeu për Stuttgartin sezonin që lamë pas dhe i ndihmoi ata ta përfundojnë sezonin në pozitën e dytë në Bundesliga.
Stiller startoi në 31 nga 34 ndeshje sa i luajti gjithsej, duke qenë “motori” i ekipit, dhe duke operuar si një element më i thellë se bashku me Atakan Karazor si dhe duke shënuar një gol dhe duke kontribuar me pesë asistime.
Flick është në dijeni të talentit që posedon Stiller, pasi i kishte dhënë atij shansin për të debutuar në Ligën e Kampionëve gjatë kohës sa ishin së bashku tek Bayern Munichu në 2020.
Ai e sheh Stiller si një lojtar i cili mund të mbulojë disa pozicione në fushë dhe çmimi i kartonit të tij mendohet të jetë rreth 25 milionë euro.
Pasi u transferua nga Hoffenheimi verën e kaluar dhe me një marrëveshje deri në vitin 2027, Stuttgarti do të jetë i etur që klubet e tjera ta paguajnë klauzolën e tij, veçanërisht nëse Barcelona është e interesuar./Telegrafi/