Pas një muaji bëni pasqyrën e gjakut dhe do të mbeteni të befasuar
Limoni dhe hudhra, a i keni ngrënë ndonjëherë të dyja bashkë? Besojnë që jo, mirëpo ekzistojnë arsye të mira përse do të duhej t’i hani!
Hudhra ka cilësi antibakterale, antikërpurdhore, antiinflamatore dhe antikancerogjene.
Veç kësaj, limoni është i pasur me vitaminën C me cilësi antioksidative, mirëpo në kombinim me limonin, ky antibiotik natyral bëhet edhe më i fuqishëm, transmeton Telegrafi.
Një dobi është mirëqenia e arterieve. Kur niveli i kolesterolit të keq është shumë i lartë, ai mund të depozitohet në arteriet tona. Kjo sjell uljen e qarkullimit të gjakut dhe rrezikun e atakut kardiak.
Ndërsa ekzistojnë ilaçe që ulin kolesterolin e keq, një nga ushqimet natyrale që përdorim është më i preferuari. Nisur nga kjo, konsumimi më i shpeshtë i hudhrës me limonin ka përfitime të shkëlqyera.
Studimi, i realizuar nga shkencëtarët nga Universiteti i Shkencave Mjekësore në Iran, u krye në 112 persona me nivele të larta të yndyrës në gjak. Këta njerëz ishin të ndarë në 4 grupe.
Grupi i parë merrte si hudhër ashtu edhe limon, grupi i dytë vetëm 20 gramë hudhër në ditë, grupi i tretë merrte vetëm një lugë çaji lëng limoni dhe grupi i katërt nuk merrte asgjë.
Pas 8 javësh vëzhgimi, rezultati befasues erdhi nga grupi që kishte marrë 20 gram hudhër dhe një lugë çaji lëng limoni çdo ditë. Nivelet e tyre totale të kolesterinës dhe fibrinogjenit kishin pësuar ulje të konsiderueshme në krahasim me grupet e tjera.
Brenda studimit, u nënvizua se si niveli i presionit të gjakut të grupit që merrte vetëm 20 gram në ditë hudhër u ul ndjeshëm në krahasim me grupet e tjera. /Telegrafi/