Site icon Telegrafi

Hani hudhër dhe shmangni alkoolin: Hidhjani ftohjes dhe gripit

Jemi në sezonin e ftohjeve dhe viruseve dhe shumica ankohen që diçka vazhdimisht po “i dobëson”

Ekspertët thonë që gjendja e këtillë është e mundshme të parandalohet, nëse i ndiqni këto rekomandime, transmeton Telegrafi.

Shumica pyesin a është e mundshme të shmangen ftohja dhe gripi nga viruset të cilave koha e këtillë u përshtatet jashtëzakonisht.

Trupi “i dobët”, dhembjet e muskujve, sytë të përlotur, rrjedhje nga hunda dhe një sërë simptomash të tjera vështirë përballohen, sepse na pamundësojnë jetën dhe punën normale.

Mirëpo, ekspertët theksojnë që gjendja e këtillë është e mundshme të parandalohet, nëse i ndiqni këto rekomandime:

– Ushqehuni drejt dhe fusni në organizëm mineralet: zinkun, hekurin, bakrin, selenin, si edhe vitaminat A, B6, C dhe E. Ato gjenden në pemë, perime, por posaçërisht në frutat arrore, fara të kungullit dhe në drithëra.

– Bëhuni fizikisht aktivë, sepse hulumtimet kanë treguar që personat të cilët ushtrojnë e kanë sistem mbrojtës më të fortë. Forca e tyre është e kushtëzuar me shtimin e numrit të imuno-globulinave, të cilat luftojnë kundër infeksioneve.

– Kujdes me tretjen dhe merrni probiotikë, përkatësisht “baktere të mira”. Ato kanë rëndësi vendimtare për cilësinë e florës së zorrëve, ndërsa vetvetiu edhe për shëndetin e përgjithshëm. Për t’u arritur kjo, produkti i mirë i qumështit është i paevitueshëm në ushqimin e përditshëm.

– Zvogëloni kafeinën, ndërkaq shtoni konsumimin e hudhrës. Shmangni alkoolin. Për ta penguar dehidratimin, pini shumë ujë, lëngje frutash të holluara, çaje bimore.

– Sipas mundësisë, jetoni më të relaksuar, sepse hormonet e stresit dobësojnë imunitetin. Këtë e kanë treguar hulumtime të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version