Site icon Telegrafi

Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!

Me këtë truk, mbajtja e linjës së mirë të trupit kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë

Heqja dorë nga lloje të caktuara ushqimesh, posaçërisht nga karbohidratet kalorike dhe yndyrat, nga të cilat shtoni më së shumti peshë.

Mirëpo, po ju sjellin lajmin e gëzueshëm – ekziston situata në të cilën bën “të mashtroni” dietën, por që të mos pendoheni, përkatësisht të mos prishni procesin e dobësimit!

Në të vërtetë, duhet që t’i kushtoni kujdes kohës gjatë ditës. Koha më e mirë që të konsumoni hidrokarbure është gjatë kafjallit, derisa yndyrat nuk do të dëmtojnë linjën tuaj nëse i konsumoni në orën 10 të mëngjesit.

Në këtë mënyrë organizmi ka mjaft kohë gjatë ditës që të shpenzojë kaloritë e konsumuara, transmeton Telegrafi.

Nëse dëshironi të humbni peshë apo të mbani peshën e dëshiruar, është mirë që racionet t’i hani në kohën e caktuar të ditës.

Kafjalli do të duhej gjithmonë të jetë më së voni një orë pas zgjimit, dreka përafërsisht 4 orë e gjysmë më vonë, ndërkaq disa orë më pas darka.

Nëse keni pauza të mëdha midis racioneve, do të jeni të uritur dhe sa më të uritur që të jeni, shanset janë më të mëdha që ta mashtroni dietën dhe të hani diçka të pashëndetshme dhe kalorike.

Kujdes që darkën gjithmonë ta hani më së paku tri orë para se të shkoni në gjumë, në mënyrë që në krevat nuk do të shkoni me lukth plot me ushqim të patretur. /Telegrafi/

Exit mobile version