Organizata HANDIKOS më 1 Mars po e shënon Ditën Ndërkombëtare të përdoruesve të karrocës, me ç ‘rast janë planifikuar të mbahen disa aktivitete, ndër to edhe një mardh në sheshin e Prishtinës.
Në këtë marsh HANDIKOS ka ftuar të gjithë që të bashkohen në këtë marsh, në përkrahje të personave që janë përdorues të karrocës.
Pjesë e këtij marshi është planifikuar të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë.
Motoja e këtij marshi do të jetë “Mos ma kufizo lëvizjen”, që është planifikuar të mbahet të dielën. /Telegrafi/