Samir Handanovic është duke menduar të përfundojë karrierën profesionale te Interi.
33-vjeçari i cili është në menaxhim të shqiptarit Fadil Ramadanit, ka nisur personalisht bisedimet me ziklatirt për vazhdim të kontratës.
https://www.youtube.com/watch?v=pkhLFzWMwiw
Ajo pritet të vazhdohet deri në vitin 2012, atëherë kur slloveni do të jetë rreth moshës 37 vjeçare. Handanovic ka treguar paraqitje të mira edhe nën urdhrat e Luciano Spallettit dhe kjo ka bindur Interin për t’i ofruar një tjetër rinovim.
Sipas Corriere dello Sport, zikaltrit do të ia rrisin edhe rrogën, e cila do të jetë tre milionë euro, plus drejtat e imazhit.
Në aspektin ekonomik Handa vazhdon të mos jetë ndonjë top lojtar i skuadrës, pasi Mauro Icardi tashmë ka rrogë prej 4.85 milionë euro, ndërsa Ivan Perisic 4.6 milionë.
Ditë më parë për Interin ka rinovuar edhe sulmuesi italian, Eder.
Handanovic ishte transferuar te Interi nga Udinese në vitin 2012 duke zëvendësuar Julio Cesarin dhe nga atëherë ka arritur të bëjë 185 paraqitje.
Pavarësisht se ëndrra e tij është të fitojë Ligën e Kampionëve dhe se është kërkuar nga shumë skuadra të mëdha evropiane, ai nuk mendoi asnjëherë largimin nga Giuseppe Meazza. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=PQKdmIBEM3s