Site icon Telegrafi

Handanovic i ofrohet Lazios

(Foto: Instagram/samirhandanovic)

Ish-portieri i Interit, Samir Handanovic, i është ofruar skuadrës së Lazios nga përfaqësuesit e tij.

Slloveni i dha fund qëndrimit 11-vjeçar në Giuseppe Meazza në muajin e kaluar dhe është në kërkim të një aventure të fundit në mbyllje të karrierës së tij.

39-vjeçari e kishte humbur vendin e titullarit nga Andre Onana në edicionin e kaluar duke e shtyrë që të mendonte për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Zyrtare: Samir Handanovic largohet nga Interi pas 11 vitesh

Lazio është në kërkim të një portieri të dytë dhe pritet ta shesë Luis Maximianon te Almeria.

Favorit për t’u transferuar në Stadio Olimpico ishte portieri i Sampdorias, Emil Audero, po ai është shumë pranë kalimit te Interi.

Siç raporton Goal Italia, përfaqësuesit e Handanovicit kanë qenë në kontakt me Lazion për t’ia ofruar shërbimet e sllovenit, i cili ka luajtur gjashtë muaj për Biancocelestët në vitin 2006. /Telegrafi/

Exit mobile version