Telegrafi

Handanovic nuk dëgjon për oferta

Portieri Samir Handanovic dëshiron të qëndrojë te Interi dhe dëshiron të arrijë të fitojë tituj më klubin nga Guiseppe Meaza. 

Portieri slloven është njëri ndër lojtarët më të mirë të Interit në vitet e fundit

“Jam i nderuar që ka interesim prej klubeve tjera. Kjo tregon se unë jam duke punuar mirë”.

Lexo po ashtu Transferimet

“Megjithatë, jam duke punuar shumë dhe e dua titullin me Interin. Ka gjithmonë presion kur lufton për qëllime të mëdha”, ka thënë Handa.

Portieri është kërkuar me ngulm në vitet e fundit nga skuadrat angleze dhe ajo e PSG-së. /Telegrafi/