David De Gea është gjithmonë e më afër rikthimit në Spanjë.
Tashmë e një kohë është duke u folur për një interesim serioz të Real Madridit dhe gjatë verës pritet edhe oferta.
Por, sipas Sunday Express, në rast se spanjolli largohet nga Manchester Unitedi, Djajtë e Kuq do të provojnë të nënshkruan me Jan Oblak të Atletico Madridit.
Anglezët kanë një plan B në rast se slloveni dështon.
Man Utd do të rikthehet interesimit për Samir Handanovic, i cili pëlqehet nga Jose Mourinho. /Telegrafi/