Telegrafi

Handanovic: Duhet të jemi më të kujdesshëm në mbrojte dhe më efikas në sulm

Portieri i Interit, Samir Handanovic, ka folur pas fitores ndaj Fiorentinas me rezultat 3-0.

Slloveni ishte një nga më të mirët në fushë, por ai kërkon më shumë kujdes nga mbrojtësit dhe efikasitet nga sulmuesit.

“Kam bërë pritje të mira, por asnjë pritje nuk është e lehtë”, ka thënë Handanovic duke qeshur.

“Shtylla? Ai gjuajti shumë mirë, kalonte në mes të lojtarëve dhe shkoi mirë. Nuk ishim shumë të kujdesshëm, mund të rihapej një lojë që në të vërtetë duhet të ishte e mbyllur tashmë”.

“Duhet të përfundonim pjesë e parë me rezultat 3-0. Por, tani duhet të mendojmë për ndeshjen ndaj Romës, duhet të vazhdojmë kështu dhe të përmirësohemi aq sa mundemi. Ne jemi Interi, falënderoj tifozët për besimin”, ka shtuar slloveni për Inter Channel. /Telegrafi/