Telegrafi

Handanovic drejt PSG-së

Ndonëse së shpejti pritet që Interi të kalojë në duart e kompanisë së madhe kineze Suning, që mund të bëjë investime të mëdha, sërish plani i klubit të zikaltër nuk ndryshon, sepse ndonjë lojtar me emër mund të largohet.

Ai që ka më shumë gjasa të largohet është portieri Samir Handanovic, për shumë arsye, duke nisur nga ajo më e rëndësishmja: është i pakënaqur në Milano dhe kërkon të luajë në Ligën e Kampioneve.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Në moshën 31-vjeçare, slloveni kërkon një klub të rëndësishëm dhe duket se PSG është gati ta blejë, edhe pse ndoshta jo për shifrën prej 15 milionë eurosh që kërkon Interi, transmeton Sportal.al.

Me shumë mundësi PSG do të ofrojë në këmbim portierin e kombëtares italiane Sirigu, i cili është lodhur së qeni zëvendësues në Paris.

https://www.youtube.com/watch?v=hPHh5apU4yY