Portieri i Interit, Samir Handanovic, ka folur pas humbjes ndaj Chievos për Inter Channel.
Slloveni e pranoi se Chievo ishin më të mirë, por ky nuk është justifikim.
“Birsan e njoh mirë, sot ishte fantastik. Nuk më ka befasuar te goli i dytë, por kisha lojtarë para dhe ai goditi me të djathtën që nuk është këmba e tij e preferuar”.
“Ata ishin të vendosur dhe kishin dëshirë për të fituar, por mua nuk më pëlqen të arsyetohem”.
“Tani duhet të kthejmë faqe dhe të mendojmë për të bërë mirë në ndeshjen e së dielës kundër Palermos”, ka thënë Handanovic pas ndeshjes. /Telegrafi/