Site icon Telegrafi

Hancock u akuzua për ‘derdhjen e lotëve të krokodilit’ derisa vështroi pacientën e parë duke u vaksinuar, ekspertja e gjuhës së trupit tregon të vërtetën

Sekretari i shëndetësisë në Britani të Madhe, Matt Hancock, ‘shpërtheu’ në lotë duke parë pacientët e parë në botë duke u injektuar me vaksinën kundër coronavirusit – por jo të gjithë ishin të bindur se lotët e tij ishin origjinale.

Hancock u shpreh i emocionuar pasi Margaret Keenan, 90-vjeçare, u bë pacientja e parë në botë që mori vaksinën e Pfizer dhe BioNTech në Coventry në këtë mëngjes, pasuar me 81-vjeçarin William Shakespeare.

Ministri i Kabintetit u duk se fshiu lotin derisa i drejtohej vendit këtë mëngjes.

Veprimi i Hancock ngjalli reagime në mediet sociale, derisa u akuzua për derdhjen e ‘lotëve të krokodilit’ si dhe për një varg dështimesh gjatë pandemisë.

Ekspertja e gjuhës së trupit Judi James, tha se Hancock nuk dukej se shfaqte disa nga simptomat treguese të të qarit, të tilla si: sy të përlotur apo edhe rrudhje të fytyrës që reflektojnë një emocion.

“Nuk ishte një shfaqje veçanërisht bindëse, mirëpo ai arriti të mbërthente momentin e tij të emocioneve”, u shpreh ajo.

“Ndoshta ai kishte qarë nga gëzimi privatisht dhe donte t’i jepte publikut një dëshmi se si po ndihej prapa skenave”, deklaroi ekspertja.

“Kur shohim njerëz që përpiqen të shmangin të qarat ata shpesh do të shikojnë lartë për të parandaluar rrjedhjen dhe kur ata qajnë me zell ata zakonisht do të shikojnë poshtë për të fshehur fytyrën e tyre”, vazhdoi ajo.

“Hancock duket nuk ka rrudhje të fytyrës. Buzëqeshja e tij derisa qan mund të duket e çuditshme, por ai po shfaq lotët e gëzimit, kështu që buzëqeshja dhe të qeshurat e shkurtra do të ishin të përshtatshme”./Telegrafi/

Exit mobile version