Site icon Telegrafi

Hana Noka është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe ia ka dhuruar një kopje të nënshkruar të romanit “Besa Po”

(Foto: Instagram/hannanoka)

Autorja Hana Noka është takuar me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se është frymëzim për të gjithë.

Regjisorja, modelja dhe autorja e njohur përgjatë këtyre viteve ka arritur suksese të mëdha në profesionet e fushat që ka përzgjedhur.

Ajo në vitin 2020 për librin e saj të quajtur “Besa Po” është shpërblyer me çmimin “Beverly Hills Book Awards”, të cilin ia dhuroi edhe presidentes së vendit tonë.

“Ishte një privilegj i madh takimi me një grua tepër të fortë dhe të fuqishme, presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”.

“Pata kënaqësinë ta informoj për karrierën time në SHBA, duke i dhuruar një kopje të nënshkruar të romanit tim ‘Besa Po’ dhe duke diskutuar projektin e ardhshëm të filmit dokumentar në lidhje me qentë endacakë për të cilin jam duke punuar aktualisht”.

“Ishte një nder absolut të takoja një grua të lartësisë së saj dhe me ndikim. Vjosa Osmani-Sadriu është një frymëzim për të gjithë ne”, ka shkruar Hana në postimin e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version