Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza tha sot se vendi është duke e paguar faturën për vonesën në krijimin e institucioneve.
Hamza në një konferencë për media tha se partia që ka fituar zgjedhjet ka përgjegjësi ligjore dhe kushtetuese ta bëj qeverinë.
Shefi i GP-së së PDK-së tha se Kosova ka nevojë për miq dhe lidhje të ngushta me vendet demokratike, raporton Telegrafi.
“Nuk është larg kur partia e parë në këtë vend nuk ka pas qëndrim miqësor në raport me vendet të cilat kanë ndihmu shumë Kosovën”, tha ai. /Telegrafi/