Site icon Telegrafi

Hamza: Reciprocitet Serbisë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza, ka thënë se Kosova duhet të marrë masa reciprociteti ndaj Serbisë sa u përket policave të sigurimit.

“Si në sferat tjera, ashtu edhe në ekonomi, trajtimi i ndërsjellët përfaqëson më së miri pozicionet reciproke të një marrëveshjeje”, tha ai në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Hamza tregon se kanë takuar edhe misionin FMN-së në Kosovës me këtë raste kanë njoftuar atë për situatën financiare në vend.

“Një ekip nga Misioni i FMN-së gjatë këtyre ditëve kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, me ç’rast në kuadër të kësaj vizite ata qëndruan dhe zhvilluan një sërë takimesh edhe në BQK. Më këtë rast u diskutuan edhe kriteret që dalin nga marrëveshja e programit ‘stand by’ të FMN-së me Kosovën. Po ashtu, delegacioni i FMN-së është informuar për së afërmi me zhvillimet në sektorin financiar në Kosovë”, ka thënë Guvernatori Bedri Hamza. /Telegrafi/

Exit mobile version