Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka propozuar mocion procedural për përfshirjen e dy projektligjeve në procedurë të shqyrtimit në Kuvend.
Hamza ka thënë se këtë po e kërkon për shkak të gjendjes së krijuar nga coronavirusi, transmeton Telegrafi.
“Më lejoni të paraqes një mocion procedural që ka të bëjë me futjen e dy projektligjeve në procedurë të shqyrtimit në Kuvend. Duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, propozoj të shqyrtojmë dy projektligje. Bëhet fjalë për dy projektligje, një për masat e përkohshme për të lehtësuar efektin e pandemisë së coronavirusit dhe projektligjin për plotësimin e ndryshimeve të masave fiskale. Konsiderojmë se shqyrtimi i këtyre projektligjeve është i natyrës urgjente, prandaj edhe përfshirja e tyre në rend të ditës është e domosdoshme. Propozoj që Kuvendi përmes mocionit të shqyrtojë këto projektligje, dhe të bëhen në mënyrë të përshpejtuar”, deklaroi ai.
Seanca e jashtëzakonshme ka filluar pas orës 11:00./Telegrafi/