Site icon Telegrafi

Hamza: Mos llogaritni në paratë e privatizimit

Banka Qendrore e Kosovës aktualisht nuk mund të llogarisë në paratë e privatizimit derisa nuk ndryshohet legjislacioni, ka thënë Guvernatori i BQK-së Bedri Hamza.

Ai ka pranuar se rritja ekonomike zyrtare merret ajo e Entit të Statistikave që është 0.9 për qind e jo ajo e BQK-së 2.7 për qind.

Guvernatori i Bankës Qendrore ka siguruar qytetarët se paratë e privatizimit janë të sigurta dhe po investohen në banka të Bashkimit Europian por jo në shtete me probleme financiare si Portugalia, Greqia dhe Spanja.

Ndonëse nuk ka dashur të tregoj se ku saktësisht janë investuar 550 milionë eurot e Fondit të Privatizimit ai ka theksuar se BQK-ja nuk guxon t’i prekë ato pa u ndryshuar legjislacioni i cili ia ndalon një gjë të tillë.

Exit mobile version