Ministri i Financave Bedri Hamza, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se me buxhetin e vitit 2019, në shumë prej 2.37 miliardë euro, fokus i veçantë i është kushtuar sektorit të arsimit.
“Kur jemi te sektori i arsimit, kemi një rritje të buxhetit. Për herë të parë i afrohet nivelit prej 300 milionë euro financim. Nëse e krahasojmë buxhetin për arsimin në Buxhetin 2019, me atë të viti 2017, është 54 milionë euro më shumë”, tregon Hamza.
Sipas tij, edhe shëndetësia nuk ka mbetur keq.
“Nëse e marrim shëndetësinë, në nivel qendror kemi rritje prej 18 për qind në raport me vitin 2018, në nivel lokal kemi rritje prej 10 për qind, buxheti ka arritur në 234 milionë euro. Për sa i përket rendit dhe ligjit, gjithashtu vazhdon të ketë përkrahje dhe shuma për këtë ka arritur në vlerën mbi 200 milionë euro”, tha ministri Bedri Hamza.
Ai ka bërë të ditur se për herë të parë në buxhet janë përfshirë edhe Ligji për Prishtinë dhe Ligjin për Obiliqin të cilët kanë kosto shtesë. /Telegrafi/