Mesfushori sllovak, Marek Hamsik është duke u tunduar nga ofertat që po vijnë në drejtim të tij.
Pas nëntë viteve te Napoli, mesfushori ofensivë është duke menduar largimin nga ‘Sao Paulo’.
Është skuadra e madhe Borussia Dortmund që po e kërkon me çdo kusht transferimin e sllovakit.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
28-vjeçari shihet si zëvendësimi më adekuat i armenit Henrik Mkhitaryan që është transferuar në Manchester United.
Gjithsesi për të arritur deri tek Hamsik, Dortmund duhet të ofrojë së paku 30 milionë euro.
Në garë për ish-anëtarin e Brescias është edhe Liverpool. /Telegrafi/