Site icon Telegrafi

Hamiti: Rugova nuk ka abuzuar asnjë fije me alkool

Sot në Kosovë shënuar Dita e Presidentit.

Muhamet Hamiti, ish-këshilltar i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, ka dhënë detaje rreth stilit të jetesës së këtij të fundit.

Hamiti ka thënë se Rugova ka pirë alkool, por jo në atë shkallë që i atribuohet.

“Ka punuar shumë, ka folur qartë dhe thjeshtë, ashtu siç e keni parë edhe me bashkëpunëtorë. Ai ka qenë njeri me besim në rrugën që ka ndjekur, në njerëzit që ka pasur përreth dhe ka punuar me një lloj përkushtimi religjioz në idenë e tij”, tha ai në KlanKosova.

I pyetur se a ka konsumuar shumë duhan Rugova, Hamiti ka thënë se konsumimi i duhanit ka qenë stil i jetesës për shumë intelektualë.

“Ai ka qenë student i Parisit dhe po të shihni edhe në filma, vëreni se ajo ka qenë çështje e mënyrës së jetës. Gjenerata e intelektualëve të tij e kanë tymos madje edhe në klasë. Profesori i tij Ronald Bard e ka tymosur në klasë para tabelës së zezë”.

“Ka tymosur as aq sa ka qenë e nevojshme për të. Sa i përket alkoolit, nuk e ka konsumuar në shkallën që i atribuohet prej shumë njerëzve”.

“Ishte shumë më i moderuar sesa përshtypja që është krijuar për të. Nuk ka abuzuar asnjë fije me alkool – unë kam pasur fatin ta njoh dhe të punoj me të edhe para se të bëhet kryetar i LDK-së”, u shpreh Hamiti.

Exit mobile version