Site icon Telegrafi

Hamdi Salihi sulmon De Biasin: Më lanë jashtë Kombëtares për rrethana të dyshimta

Hamdi Salihi nuk e ka pritur mirë faktin që nuk është grumbulluar nga Kombëtarja për të marrë pjesë në Evropian.

Ai ka sulmuar trajnerin e Kombëtares dhe FSHF-në.

“Unë nuk i kuptoj kriteret e Gianni De Biasi-t. FSHF duhej të më jepte një shpjegim. Disa persona të caktuar më lanë jashtë Kombëtares.

Ky nuk është faji im, por i rrethanave që s’kanë të bëjnë fare me futbollin”, thotë sulmuesi shkodran.

Por, edhe pse ka qenë pjesë e Kombëtares në eleminatore, Hamdi Salihi nuk ka luajtur pothuajse fare, pasi sulmuesit e aktivizuar nga De Biasi kanë qenë Balaj, Cikalleshi dhe Sadiku.

Ndaj dhe lënia e tij jashtë Kombëtares nuk përben ndonjë çudi, për të menduar teori konspiracioni.

Exit mobile version