Mërgim Mavraj mund të bëhet me një skuadër të re.
Kështu së paku raporton gazeta sportive “Kicker”, e cila shkruan se Hamburgu ka shfaqur interesim për shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare.
Futbollisti po shkëlqen me paraqitjet në këtë sezon me skuadrën e Kolnit.
Ndryshe, edhe disa skuadra tjera evropiane janë duke e vëzhguar për së afërmi futbollistin, i cili pritet të ndërrojë ambient gjatë verës. /Telegrafi/