Hamasi sapo ka lëshuar një deklaratë në lidhje me marrëveshjen me Izraelin.
“Pas disa ditë negociatash, ne njoftojmë, me ndihmën dhe udhëzimin e Allahut të madhëruar, arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim humanitar (armëpushim të përkohshëm) katërditor. Ky rezultat është një konfirmim i përpjekjeve të vazhdueshme dhe të lavdërueshme të Katarit dhe Egjipt”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim kushtet e marrëveshjes së arritur:
Armëpushimi në të gjithë Gazën;
Rritja e hyrjes së kamionëve që transportojnë ndihma humanitare dhe mjekësore dhe karburant në të gjitha pjesët e Rripit të Gazës;
Lirimi i 50 pengjeve, grave dhe fëmijëve izraelitë nën moshën 19 vjeç, në këmbim të lirimit të 150 grave dhe fëmijëve palestinezë në burgjet izraelite;
Nuk ka trafik ajror izraelit në jug të Gazës për katër ditë;
Izraelitët nuk zhvillojnë trafik ajror në veri të Gazës për gjashtë orë në ditë, nga ora 10 e mëngjesit deri në 4 pasdite;
Liria e lëvizjes për civilët, veçanërisht përgjatë rrugës Salah al Din.
“Kushtet e kësaj marrëveshjeje u formuluan me vizionin për t’i shërbyer popullit tonë dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e tyre përballë agresionit, duke pasur gjithmonë parasysh viktimat, vuajtjet dhe shqetësimet”, tha Hamasi. /Telegrafi/