Telegrafi

Hamasi thotë se nuk do të diskutojë fatin e ushtarëve izraelitë që po mban peng derisa të përfundojë “agresioni”

Hamasi thotë se nuk do të diskutojë për fatin e ushtarëve izraelitë që po i mban peng derisa Izraeli të përfundojë “agresionin” e tij ndaj Gazës.

“Qëndrimi ynë në lidhje për ushtarët peng izraelitë është i qartë: ka të bëjë me një shkëmbim (të mundshëm) të të burgosurve dhe ne nuk do ta diskutojmë atë derisa Izraeli të përfundojë agresionin e tij ndaj Gazës dhe palestinezëve”, tha zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan në një konferencë shtypi në Liban.

Lexo po ashtu Shefi i mbrojtjes i Izraelit zbulon "planin në tri faza për të mposhtur Hamasin"

Duke folur në një konferencë shtypi, një zëdhënës i ushtrisë izraelite konfirmoi se 210 persona janë rrëmbyer nga Hamasi, megjithatë numri i ushtarëve izraelitë që po mbahen peng nuk dihet.

Konflikti midis grupit Hamas dhe ushtrisë Izraelite ka hyrë në ditën e 15-të derisa luftimet po vazhdojnë nga të dyja anët. /Telegrafi/