Site icon Telegrafi

Hamasi thotë se 13 pengje në Gaza u vranë nga sulmet ajrore

Të paktën 13 pengje mes tyre izraelitë dhe të huaj të mbajtur në Rripin e Gazës janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në 24 orët e fundit, thotë grupi militant palestinez Hamas.

“Trembëdhjetë të burgosur… përfshirë të huaj”, u vranë në pesë vende që ishin në cak nga aeroplanët luftarakë izraelitë, tha në një deklaratë Brigada Izzedine al-Qassam, transmeton Telegrafi.

Hamasi mori peng rreth 150 njerëz kur nisi sulmin e befasishëm më 7 tetor. Grupi ka kërcënuar se do të vrasë pengjet nëse shtëpitë e civilëve bombardohen nga Izraeli pa paralajmërim.

Derisa raportet erdhën, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps se ai do t’i trajtonte pretendimet me “kujdes” por “me shqetësim të thellë”. /Telegrafi/

Exit mobile version