Një raketë ka goditur aeroportin Ben Gurion në Tel Aviv, ka thënë krahu i armatosur i Hamasit.
Brigada “Al Qassam” konfirmoi se ka “bombarduar” aeroportin si kundërpërgjigje të sulmeve izraelite ndaj civilëve në Rripin e Gazës.
Tashmë në rrjetet sociale janë publikuar pamje të pasagjerëve të shtrirë në brendësi të aeroportit, raporton skynews.
❗️ Ben Gurion Airport in Tel Aviv under fire from #Hamas
Hamas said it was shelling "in response to an attack on civilians". Powerful shelling of the south and center of #Israel also continues 🤬🤬🤬#HamasTerrorists pic.twitter.com/ss7PIWdqiC
— Aurora Borealis 🤫 (@aborealis940) October 11, 2023
Një aeroplan i avio-kompanisë britanike, British Airways pritej të ulej në aeroport këtë pasdite, por nuk aterroi për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
British Airways që atëherë ka pezulluar të gjitha fluturimet për në Tel Aviv, duke thënë se siguria është gjithmonë “prioriteti i saj i lartë”.
Ndryshe, ajo ishte një nga linjat e pakta ajrore, së bashku me Virgin Atlantic, që kishte vazhduar të fluturonin drejt Izraelit që kur Hamasi nisi sulmin e së shtunës. /Telegrafi/
Israel's Ben Gurion airport after Palestinian resistance's rocket attack pic.twitter.com/OYA21NRNPH
— S p r i n t e r F a c t o r y (@Sprinterfactory) October 11, 2023