Grupi Hamas ka shkrepur 150 raketa drejt Tel Avivit, ka thënë krahu i armatosur i grupit militant.
Brigadat Izz as-Din al-Qassam thanë se sulmi ishte kryer në përgjigje të bombardimit të një objekti banimi, transmeton Telegrafi.
“Në përgjigje të bombardimit të kullës së banimit në qendër të qytetit të Gazës, brigadat Al-Qassam tani drejtuan një sulm të madh me 150 raketa drejt Tel Avivit”, shkroi grupi në Telegram.
Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.
Më herët, zëdhënësi ushtarak i Izraelit tha vendi po godet objektivat në Gaza nga ajri dhe paralajmëroi se operacionet tokësore ishin të pashmangshme.
Në ndërkohë, një video e shpërndarë në rrjetin social X duket se tregon momentin e raketave të shkrepura nga grupi Hamas në Tel Aviv. /Telegrafi/
BREAKING:
Palestinian terror group announce that they just launched 150 rockets toward Tel Aviv
Anyone in Tel Aviv should head for an air raid shelter pic.twitter.com/vb4Et36a50
— Visegrád 24 (@visegrad24) October 7, 2023