Grupi militant palestinezë, Hamas hodhi poshtë propozimin e izraelitëve për një armëpushim dy mujor në Rripin e Gazës.
Gjithashtu u bë e ditur se 21 ushtarë të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) u vranë në Gaza.
Kjo është humbja më e madhe e vetme që nga fillimi i luftës, raporton timesofisrael.
Të gjithë ushtarët ishin rezervistë, ata u vranë në një sulm nga Hamasi.
Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari tha se 21 ushtarë u vranë kur dy ndërtesa që ata kishin vendosur mina për t’i prishur shpërthyen pasi militantët hapën zjarr mbi një tank aty pranë.
Izraeli ka humbur gjithsej 219 ushtarë që nga fillimi i operacionit në Rripin e Gazës. /Telegrafi/