Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është një zhvillim i rëndësishëm, ka thënë Hamasi.
Zyrtari i lartë i grupit militant palestinez, Sami Abu Zuhri tha se urdhrat kontribuojnë në izolimin e Izraelit dhe ekspozimin e krimeve në Gaza.
“Ne bëjmë thirrje që okupatori të detyrohet të zbatojë vendimet e gjykatës”, shtoi ai.
Theksojmë se GJND-ja me këtë vendim nuk urdhëroi në mënyrë eksplicite një armëpushim në Gaza.
Ajo urdhëroi Izraelin të marrë masa për të parandaluar dhe ndëshkuar nxitjen e drejtpërdrejtë të gjenocidit në Gaza.
Ai urdhëroi gjithashtu një përmirësim të situatës humanitare.
1. Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocid – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve të krijuara për të shkaktuar shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve;
2. Izraeli duhet të sigurojë që ushtria të mos kryejë akte gjenocidale;
3. Izraeli duhet të parandalojë dhe ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet si nxitje për të kryer gjenocid në Gaza;
4. Izraeli duhet të marrë masa për të siguruar ndihmat humanitare;
5. Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi;
6. Izraeli duhet të paraqesë një raport në gjykatë brenda një muaji nga dhënia e këtij urdhri. /Telegrafi/