Hamasi ka publikuar një video me të cilën pretendon se shfaq trupat e pajetë të dy pengjeve që mbaheshin në Gazë.
Bëhet fjalë për Yossi Sharabi dhe Itai Svirsky, ishin gjallë në një video të publikuar dje nga ky grup militant, transmeton Telegrafi.
Në videon e re, pengu i tretë, Noa Argamani, thotë se dyshja janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite.
Vlen të theksohet se Argamani ka folur si peng, dhe se Hamasi nuk ka ofruar dëshmi për pretendimet se ata ishin vrarë gjatë sulmeve ajrore.
Gjithashtu në videon e djeshme shfaqen dy burrat që tashmë Hamasi thotë se janë vrarë. Nuk dihet edhe vendi ku është realizuar videoja. /Telegrafi/