Site icon Telegrafi

Hamasi publikon videon e tre pengjeve izraelitë, duke u lutur të lirohen

Krahu i armatosur i Hamasit publikoi një video një minutëshe në kanalin e tij Telegram, që tregon tre pengje të moshuar izraelitë që luteshin për lirimin e tyre.

Burri, i cili u identifikua si 79-vjeçari Haiem Bery, u ul mes dy pengjeve të tjera të një moshe të ngjashme dhe foli në kamerë në hebraisht.

Ai tha se po mbahet me pengje të tjerë të moshuar me sëmundje kronike, dhe se të gjithë jetojnë në kushte shumë të vështira, transmeton Telegrafi.

Një nga burrat u identifikua si Chaim Perry, 80 vjeç. Chaim është një aktivist paqeje që doli vullnetarë për të transportuar palestinezët nga Gaza në spitalet izraelite.

“Ne jemi brezi që ndërtuam themelet e Izraelit. Jemi ata që themeluam IDF (Forcat e Armatosura të Izraelit). Nuk e kuptojmë pse jemi të braktisur këtu”, tha ai.

“Duhet të na lironi. Nuk ka rëndësi me çfarë çmimi”, shtoi ai.

Videoja përfundon me fjalët e të tre burrave “mos na lini të plakemi këtu”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version