Site icon Telegrafi

Hamasi publikon videon e një nga gjashtë pengjet që u gjetën të vrarë të dielën

Hamasi ka publikuar videon e një prej gjashtë pengjeve izraelite, që u gjetën të vdekur nga forcat izraelite gjatë fundjavës.

Videoja dyminutëshe shfaq Eden Yerushalmi, për të cilën thotë Izraeli se është vrarë nga Hamasi – duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejt kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu – ku thekson se i mungon shumë familja, transmeton Telegrafi.

Mbeten të paqarta rrethanat në të cilat është realizuar kjo video, e ajo u publikua mbrëmë nga Hamasi në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

E pas publikimit të videos, familjarët e Yerushalmi lëshuan një komunikatë duke e cilësuar videon si “terror psikologjik”.

24-vjeçarja ishte marrë peng nga Hamasi, derisa ishte duke punuar si banakiere në festivalin e muzikës Nova në jug të Izraelit gjatë 7 tetorit.

Në po atë ditë, ajo kishte dërguar  video të raketave të shkrepura – duke ua bërë me dije familjarëve dhe miqve se po largohet nga ky vend. /Telegrafi/

Exit mobile version