Telegrafi

Hamasi publikon pamjet e luftimeve të ashpra me izraelitët

Forcat izraelite janë përleshur edhe sot me militantët e Hamasit, në mes të shtëpive dhe ndërtesave të rrënuara në qytetin e Gazës.

Derisa 80 vende dhe organizata janë bashkuar në Paris për t’u koordinuar për ndihmën humanitare dhe gjetjen e një mënyre të ndihmojë civilët e plagosur, luftimet mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite nuk kanë të ndalur, transmeton Telegrafi.

Banorët e qytetit të Gazës kanë thënë se izraelitët po luftojnë kundër Hamasit dhe militantëve të tjerë, dhe se tanket e tyre janë grumbulluar rreth qytetit.

Lexo po ashtu Ushtria izraelite shkoi për të demoluar shtëpinë e palestinezit, pasoi një shpërthim i fuqishëm – hasi në eksploziv

Gjithashtu bënë të ditur se forcat izraelit po i afrohen spitaleve, ku mijëra palestinezë të zhvendosur kanë kërkuar strehë.

E ushtria izraelite pretendon se forcat e saj kanë avancuar drejt qendrës së qytetit të Gazës, që konsiderohet si “foleja” e Hamasit në qytetin më të madh të enklavës palestineze, derisa nga Hamasi kanë bërë të ditur se militantët e tyre kanë arritur t’i shkaktojnë humbje të mëdha ushtrisë izraelite. /Telegrafi/