Telegrafi

Hamasi publikon pamjet e sulmit mbi IDF-në, pretendon se shfaq momentin kur hidhet në erë mjeti ushtarak i izraelitëve

Hamasi ka publikuar në rrjetet sociale të shkatërrimit të një mjeti ushtarak të izraelitëve, duke e goditur me një mjet shpërthyes artizanal.

Në video shihet kolona e automjeteve të ushtrisë izraelite duke kaluar në periferi të Gazës, transmeton Telegrafi.

Pasi që disa prej tyre kalojnë, një mjet shpërthyes aktivizohet dhe hedhë në erë njërin nga këto mjete.

Lexo po ashtu Pamje nga droni të varrimit të palestinezëve në një varrezë masive në Rafah

Izraeli ka pranuar se dy ushtarë tjerë të IDF-së kanë humbur jetën në Rripin e Gazës, ku numri i përgjithshëm i të vrarëve nga forcat izraelite nga fillimi i luftës në Gazë ka shkuar në 158.

Gjithashtu është bërë e ditur se katër pjesëtarë tjerë të IDF-së janë plagosur rëndë. /Telegrafi/